Martini: Ndaj Kastriotit ishim në sikletë, tani forca Tirana!

Trajneri Edi Martini i është gëzuar së tepërmi fitores së Teutës kundër Kastriotit. Strategu i ekipit durrsak tashmë shpreson te një dhuratë e Tiranës për të shtuar shanset për titullin.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, e dinim që do ishte e vështirë. E patëm lojën nën kontroll, duhet të shënonim edhe gola të tjerë. Duhet të jemi kavalierë me njëri-tjetrin, për të shënuar edhe golin e tretë. Pësuam një gol dhe ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër.

Për kë bën tifo në Derbi? Normalisht forca Tirana, por kemi ndeshjen tonë me Partizanit. Unë them forca Tirana, por them më shumë forca djemtë e Durrësit. Në ndeshjen tjetër na mungon Gruda me të verdhë, por na kthehet Arapi që e sakrifikuam edhe sot”.

Kastrioti i mbylli mirë shtigjet në pjesën e parë. Ata luajtën për barazim. Në fillim nuk kishim raste, fati jonë që shënuam të parët. Pastaj u bë më e lehtë. Ishte ndeshje shumë domethënëse dhe ishim në siklet me thënë të drejtën”, deklaroi Martini.

SHKARKO APP