Martini: Ndaj Kastriotit lamë dy pikë që do i qajmë në fund!

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur pas barazimit pa gola përballë Kastriotit. Strategut shkodran nuk i ka pëlqyer aspak ky rezultat, edhe pse luajti me një lojtarë më shumë për gjysmën e ndeshjes.

“Nuk morëm dot tre pikët. Ishte një ndeshje e tensionuar, edhe fusha nuk të lejon të luash futbollin më të mirë. Ishte një ndeshje e luftuar, por nuk arritëm të shënonim ndonëse kishim raste të pastra shënimi.

Është e rëndësishme një pikë për vazhdimësinë, sepse edhe mund të ndëshkoheshim në fund. U detyruam që të improvizonim sepse kishim mungesa në mbrojtje, por nuk janë justifikime, duhet të fitonim sepse kishim një lojtar më shumë në fushë. Janë 2 pikë që do i qajmë në fund. Më vjen keq që nuk arritëm të fitonim, sepse kishim shumë raste. Po ashtu edhe me Vllazninë, sepse janë pikë të vështira për tu rikuperuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fusha e Kastriotit është shumë e vështirë dhe gjithsesi duhet të jemi të kënaqur nga kjo pikë e marrë në këtë fushë ku do të vuajnë të gjitha skuadrat”, tha Martini për Oversport.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?