Mastantuono gjen golin e parë me Realin, i bën elozhe Bellingham: Është i pabesueshëm!
Talenti argjentinas Franco Mastantuono ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Real Madrid në fitoren 4-1 ndaj Levantes, duke shënuar në minutën e 38-të. Me këtë sukses, “Los Blancos” ngjiten në kuotën e 18 pikëve, me ecuri perfekte në La Liga.
Pas ndeshjes, 18-vjeçari nuk i kurseu elozhet për shokun e skuadrës, Jude Bellingham: “Është i pabesueshëm, më ka lënë shumë përshtypje. Një person i mrekullueshëm dhe një futbollist unik.”
Mastantuono theksoi se ky gol përfaqëson një hap të madh në rrugëtimin e tij për të fituar më shumë hapësirë në formacionin titullar të Ancelottit, ku Bellingham mbetet ende përpara në hierarki.
“Nuk ishte gjëja kryesore që mendoja, por ishte një hap që duhej ta bëja për të fituar më shumë besim dhe për t’u konsoliduar në këtë ekip që po rritet çdo ditë. Është një gëzim i madh që erdhi ky gol,” u shpreh Mastantuono.
KOHA JONË SONDAZH

