Mastantuono prezantohet te Reali: Një ëndërr, do të luaj në klubin më të madh në botë!

Franco Mastantuono është zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Presidenti i klubit, Florentino Pérez, e priti sulmuesin argjentinas në sallën e konferencave të klubit, ku ai firmosi kontratën që do ta mbajë të lidhur me madrilenët për gjashtë vitet e ardhshme.

Pas firmosjes, Mastantuono mori si dhuratë një miniaturë të stadiumit, një orë dhe një fanellë me emrin e tij dhe numrin 30. “Po jetoj një ëndërr, do të luaj për klubin më të madh në botë,” deklaroi ai me emocion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?