Matadori pa njërin sy goditet sërish nga demi
Ky është momenti shokues kur matadori me një sy u godit sërish nga brirët e demit në Spanjë.
Juan Jose Padilla, i ashtuquajturi “Pirati” përshkak të pullës së zezë që vesh për të fshehur syrin që i mungon, ishte me fat që i mbijetoi përplasjes me demin gjatë eventin El Pilar Feria në Zaragoza.
43-vjeçari, që ra në tokë pasi u godit nga demi, u pa duke mbajtur fytyrën me dorë para se matadorë të tjerë të futeshin në fushë për ta ndihmuar.
Ai humbi njëri sy para 5 vitesh, dhe ishte me fat kur i shpëtoi një lëndimi serioz në muajin maj kur iu ngul njëra brirë e demit në Madrid.
Në përplasjen e tij të fundit, pati kontakt sërish me njërën brirë të demit, madja kafsha gjigande i kaloi dhe sipër trupit të tij.
Padilla u dërgua menjëherë në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

