Matematika mban gjallë shpresat, ja 3 skenarët si mund të kualifikohet Milani në Champions
“Derisa sa matematika të na lejojë, ne do të vazhdojmë që të shpresojmë”. Këto janë fjalët e kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli, pas barazimit 1-1 në Champions League kundër Portos. Një rezultatet, që bën që shpresat e Milanit për të kaluar në turin tjetër të jenë shumë minimale.
Skuadra e Piolit tashmë është e detyruar që të fitojë ndaj Atletico Madrid në Spanjë dhe më pas dhe në shtëpi ndaj Liverpoolit në ndeshjen e fundit që do ta luajë në shtëpi. Edhe në këtë rast mund të kualifikohet vetëm nëse Porto do të humbasë ndaj Liverpoolit në Angli dhe të barazojë sfidën e fundit ndaj Atleticos. Mund të kualifikohet edhe në rast se Porto humbet të dyja ndeshjet, por Milani të fitojë ndaj Los Colchoneros me dy gola diferencë, për të qenë më mirë se ekipi i Simeones.
Ka edhe një skenar tjetër. Mund të kualifikohet nëse Porto barazon ndaj Liverpoolit, Atetico mund ekipin portugez dhe Milani fiton me të paktën dy gola ndaj Atletico Madrid. Nëse Milani do të arrijë që të kualifikohet, atëherë do të bëhet skuadra e tretë në histori që bën një gjë të tillë pas Neëcastle (2002-2003) dhe Atalantës (2019-2020), duke kaluar në turin tjetër pasi nuk kanë marrë asnjë pikë në 3 ndeshjet e para. /Rozalb Lika-Koha Jonë/