Mateta “kriset” me Crystal Palace, Juvja duhet të tentojë sërish

Me i siguruar tashmë play-off-in e Champions League dhe me një shans konkret për të arritur në fazën e 1/8-ave, situata sportive e Juventusit përmirësohet, por nevoja për një sulmues të ri mbetet e pandryshuar. Përkundrazi, një rrugëtim më i gjatë europian do të sillte të ardhura shtesë dhe do të rriste mundësitë e klubit bardhezi për të realizuar objektivin kryesor në repartin ofensivë: Jean-Philippe Mateta.

Nga ana e Crystal Palace nuk ka zhvillime të reja domethënëse. Klubi anglez nuk ka ndërmend ta lërë të lirë sulmuesin francez në mes të sezonit, përveçse përballë një oferte të konsideruar “të parefuzueshme”. Propozimi aktual i Juventusit nuk i plotëson këto kushte: bëhet fjalë për një huazim me pagesë 2.5 milionë euro dhe detyrim blerjeje prej 30.5 milionë eurosh, i lidhur me kualifikimin e Juventusit në Champions League.

Crystal Palace kërkon garanci më të forta, por duhet të përballet edhe me vullnetin e lojtarit. Mateta ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar dhe, sipas Tuttosport, ka kërkuar dy herë transferimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse pista Mateta nuk do të konkretizohet, Juventusi është gati të kalojë te plani B: Youssef En-Nesyri. Sulmuesi maroken është në dalje nga Fenerbahçe, por operacioni nuk është i thjeshtë. Paga e tij arrin në 8 milionë euro në sezon dhe bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të mbulojnë pjesën e mbetur deri në fund të këtij sezoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të mbetej për t’u negociuar vetëm shifra e blerjes përfundimtare, e cila mund të arrijë rreth 20 milionë euro. Në total, shpenzimi do të shkonte në 25 milionë, por vetëm 5 do të ishin të garantuara menjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?