Mateta nuk kaloi kontrollet mjekësore, Milani hidhet në sulm për Vlahovic

Jean-Philippe Mateta nuk arriti të kompletonte transferimin te skuadra e Milanit në ditën e fundit. Sipas raportimeve, sulmuesi francez është vizituar nga tre mjekë të ndryshëm dhe të tre kanë dhënë të njëjtin verdikt. Ai shihej si jo i përshtatshëm, ose të paktën i destinuar për një ndalesë të gjatë.

Mateta vuan nga një problem i dukshëm në kërcin e gjurit, çka e bën të pashmangshëm një ndërhyrje kirurgjikale, qoftë tani apo në fund të sezonit. Për pasojë do të mbetet 3 deri në 4 muaj jashtë fushave, kohë që Milani apo Juventusi nuk mund ta presin as tani dhe as në vazhdim.

Megjithatë, mbetet keqardhje për dy klubet, sepse profili i Mateta-s shihej si ideal: një sulmues fizik, që mban i vetëm repartin, shumë i fortë në ajër dhe me prezencë të madhe në zonë. Në këtë pikë, vëmendja do të zhvendoset drejt verës, edhe pse shifra rreth 35 milionë euro konsiderohej mjaft e favorshme për një sulmues të nivelit të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani mund të rikthehet te pista Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Juventusi, por konkurrenca e madhe për Dusan rrezikon të rrisë kostot, sidomos për shkak të pagës së lartë, aktualisht jashtë mundësive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë përmendet edhe Fullkrug, i cili nuk është “për t’u hedhur poshtë”: është 32 vjeç, por është i gatshëm fizikisht, sulmues tipik dhe mbi të gjitha, kartoni i tij do të kushtonte vetëm 5 milionë euro.

Emra si Gimenez dhe Nkunku mbeten kandidatë për largim dhe mund të shërbejnë për të mbledhur fonde për merkaton, ku sigurisht ndikim do të ketë dhe arritja e një pozicioni për në Champions.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?