Mateta shumë pranë kalimit te Milani, mungon vetëm zyrtarizimi
Jean-Philippe Mateta, sulmuesi 28-vjeçar francez, është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Milanin, duke iu nënshtruar aktualisht vizitave mjekësore përpara finalizimit të marrëveshjes, raporton The Athletic. Transferimi i tij do të jetë me karakter të përhershëm nga Crystal Palace në kampionatin italian.
Sipas burimeve nga Anglia, klubi kuqezi ka arritur marrëveshje me lojtarin për të nisur bashkëpunimin që nga sezoni i ardhshëm, ndërsa gjithashtu ka gjetur dakordësinë edhe me Crystal Palace, që ndërkohë ka siguruar një sulmues tjetër, Strand Larsen, nga Ëolverhampton. Mbyllja e operacionit pritet të bëhet brenda ditës së nesërme.
Shuma e transferimit raportohet të jetë 30 milionë euro, që Milan i ka paguar klubit anglez për të siguruar shërbimet e sulmuesit të lindur në vitin 1997. Në ditët e fundit, edhe Nottingham Forest kishte tentuar të marrë Matetën, duke ofruar rreth 40 milionë euro, por vendosi dëshira e lojtarit për të luajtur në Itali dhe ambiciet e Milanit.
KOHA JONË SONDAZH

