Matri vendos të “varë këpucët në gozhdë”, prish kontratën me Brescian
Alessandro Matri ka njoftuar sot se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, pasi ka arritur disa suksese të rëndësishme në karrierën e tij.
Në moshën 36-vjeçare, Matri ka qenë pjesë e Brescias këtë sezon, me të cilën prishi kontratën pak ditë më parë, ndërsa sot në një intervistë për live në “Sky Sport”, deklaroi se ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.
“Pasi zgjidha kontratën me Brescian, vendosa të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Nuk gjej më stimuj për të vazhduar, ndaj nuk do të kërkoj për një tjetër kontratë”, deklaroi Matri për Sky Sport.
Sulmuesi italian ka një karrierë të pasur pasi ka arritur të veshë fanellën e klubeve si Milani, Juventusi, Lazio, Cagliari, Fiorentina, Sassuolo e Brescia, ndërkohë që me Italinë ka shënuar një gol në 7 ndeshje.