Mauro Icardi donte të bashkohej me Juven, ja pse dështoi transferimi
Sporti E Hënë, 2 Shkurt 2026 19:57
Mauro Icardi ishte i bindur se do të bënte mirë nën urdhrat e Spaletit, por nuk mundi të kthehej në Serinë A për një arsye shumë specifike. Juventus dështoi t’i siguronte Spaletit një sulmues tjetër pas Bogës. Edhe në orët e fundit të afatit kalimtar, përpjekjet për të nënshkruar me Kolo Muanin, Xhoshua Zirkze dhe, mbi të gjitha, Mauro Ikardin, ishin të pasuksesshme.Icardi i dërgoi një mesazh shumë të qartë Juventusit: ”Nëse më transferoni, do të shënoj dhjetë gola në gjashtë muaj, në mënyrë që të më mbani vitin tjetër”. Dëshira e klubit turk ishte vendimtare, pasi ata kërkuan 15 milionë euro për të liruar një lojtar 33-vjeçar i cili do të lirohej pas gjashtë muajsh (duke e bërë kështu të pamundur një huazim nëse ai nuk nënshkruan një rinovim, të cilin as argjentinasi dhe as Galatasarai nuk e duan).
Presidenti Dursun Ozbek kishte frikë se Icardi do të shënonte golat vendimtarë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve që Juve do të luajë kundër Gallatasarait. Dhe në atë pikë, kuptohet, Juve refuzoi.
KOHA JONË SONDAZH

