Mavraj, kapiteni i ri i Kombëtares
Mërgim Mavraj është kapiteni i ri i Kombëtares shqiptare.
Pas largimit të Lorik Canës nga Kombëtarja shqiptare, u përfol shumë se kush duhet të mbajë shiritin e kapitenit.
E mesa duket trajneri, Gianni de Biasi e kishte të qartë se kujt do t’i takojë shiriti pas pensionimit të Canës.
Mërgim Mavraj është ai që ka trashëguar shiritin e kapitenit, të cilin po e mban në krah në ndeshjen miqësore që Shqipëria po zhvillon ndaj Marokut në stadiumin ‘Loro Boriçi’. /
KOHA JONË SONDAZH

