Mavraj konfirmon veten: Kombëtarja është e rëndësishme për mua, asgjë nuk ka ndryshuar

Mërgim Mavraj, mbrojtësi kuqezi që luan për Grojther Furthin në Bundesligën 2, e quan ende një derë të hapur Kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht përplasjeve që ka pasur së fundmi me ish-lojtarë dhe opinionistë të ndryshëm në lidhje me performancën e tij në Kombëtare. 33-vjeçari i lindur në Hanau, ka veshur fanellën e Shqipërisë gjatë 7 viteve të fundit, teksa debutoi në vitin 2012 kundër Katarit në miqësoren e luajtur në Spanjë.

“Ekipi Kombëtar ka qenë një pjesë e rëndësishme për 10 vitet e fundit dhe derisa unë të them diçka ndryshe, gjithçka është në rregull,” ka thënë Mavraj për mediat gjermane, duke hedhur pas shpine të gjithë zërat e javëve të fundit që e shikonin të mbyllur ciklin pas 49 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?