Mavraj thumbon Canën: Kapiteni duhet ti shërbejë ekipit jo publikut

Në konferencën e sotme për shtyp të kombëtares, para mediave është paraqitur mbrojtësi i Këlnit Mërgim Mavraj dhe mesfushori i Peskarës, Ledian Memushaj.

Gjatë përgjigjeve të pyetjeve të bëra nga gazetarët, Mavraj shfaqi bindje se eksperienca e fituar në Europian do t’i shërbejë skuadrës për mirë në të ardhmen.

Vëmendja më e madhe gjatë fjalës së tij ishte te kapiteni i ardhshëm i kombëtares, temë për të cilën Mavraj dha një përgjigje shumë thumbuese ndaj ish­kapitenit Cana. Ai gjithashtu mohoi një largim të mundshëm nga Këlni, duke qënë se mediat e kanë lidhur emrin e tij me një transferim drejt Sampdorias.

Pjesë nga konferenca

Sa e njihni Marokun?

Fillimisht është një ndeshje me rëndësi shumë të madhe, pasi tani fillon realiteti. Kemi pasur një aventurë shumë të madhe, shumë të bukur, kurse tani është një miqësore që na duhet për t’u kthyer në realitet dhe për të qenë gati për sfidat e ardhshme. Për Marokun mund të them se njohim lojtarët, por si skuadër nuk e kemi parë shpesh. Por ne do të përgatitemi maksimalisht me cilësitë tona dhe do të mundohemi të bëjmë maksimumin.

Si është atmosfera në skuadër pas Europianit dhe a i druheni euforisë?

Besoj se pas kësaj eksperiencë mund të jemi pak edhe të frymëzuar, është e drejta jonë pasi e kemi merituar, kemi luftuar shumë dhe kemi pasur sfida shumë të mëdha për të arritur këtë sukses. Na lejohet ta shijojmë maksimalisht dhe besoj që jemi rritur si skuadër. Kjo eksperiencë që kemi fituar duhet të na shpërbejë në të ardhmen. Kemi avantazh ndaj kundërshtarëve që kemi në group si Izraeli e Maqedonia pasi kemi më shumë eksperiencë se ata dhe duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht.

Si e shihni veten në mbrojtje pa Canën në krah dhe a është diskutuar për kapitenin e ri? Në përgjithësi kemi treguar jo vetëm në Europian, por edhe më herët se zëvendësohet edhe Mërgimi, edhe Loriku. Ndaj nuk është aspak problem në aspektin e lojës. Me Ajetin kemi dëshmuar që luajmë bashkë mirë, jemi një dyshe me cilësi shumë të mëdha dhe besoj në të ardhmen nuk do të kemi problem. Gjimshiti gjithashtu është gati për të luajtur, është një lojtar me shumë përvojë, edhe pse është i ri, ndaj nuk kam frikë nga ky aspekt. Për rolin e kapitenit nuk flasim fare, pasi nuk ka rëndësi kush e mban shiritin. Në një skuadër e cila është e suksesshme, çdo lojtar ka vendin e vet dhe kontribon për skuadrën. Nuk është vetëm kapiteni ai që lufton dhe luan, por të gjithë lojtarët duhet të bëjnë diçka të tillë për të patur sukses.

A jeni ju gati personalisht për të marrë shiritin?

Për mua nuk shtrohet kjo pyetje tani sepse nuk ka rëndësi a do jem unë apo dikush tjetër. Rëndësi ka që kapiteni t’i shërbejë çunave dhe jo publikut, të jetë një kapiten që mundohet e sakrifikon për grupin e jo për gjërat rreth skuadrës.

Si e ndjeni veten fizikisht?

Veten e ndjej shumë mirë. Si para Europianit, edhe gjatë Europianit dhe tani jam pa problem ose dëmtime, ndaj e ndjej veten shumë mirë.

Sa i përket merkatos, flitet që për ju interesohet Sampdoria në Serinë A?

 litet shumë në përgjithësi pasi këtë detyrë keni ju, por unë nuk e kam problem. Këlni nuk ndërrohet aq lehtë sepse eshtë një qytet shumë i bukur, një klub fantastik, me tifozeri fantastike. Gjithashtu kampionati gjerman është shumë i vlefshëm për mua dhe nuk e ndërroj për çdo lloj skuadre. Në kokën time nuk ka qenë asnjëherë kjo pyetje për t’u larguar.

Atëherë nuk do të largoheni?

Jo, nuk do të lëviz nga Këlni.

Si po përjetohet zhurma mediatike për largimin e disa lojtarëve drejt Kosovës?

E thashë dhe më parë, mediat këtë detyrë kanë, kurse ne nuk fokusohemi te këto lajme. Zgjedhjet janë personale dhe besoj se ne lojtarëve nuk na takon të komentojnë zgjedhjet e shokëve tanë. Respektojmë maksimalisht zgjedhjen e tyre dhe ju urojmë çdo të mirë.

Ju personalisht a keni marrë ftesë për të kaluar te Kosova?

Jo, nuk kemi pasur kontakt fare.

Vota juaj për kapitenin?

Vota është e fshehtë. Sekretet personale nuk tregohen (qesh). Mërgimi nuk voton fare pasi mendimi i Mërgimit nuk luan rol fare në këtë aspekt. Ky është vendim i trajnerit dhe stafit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HlLtVVQ3Bz4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP