Maxi Lopez kritikon Wanda-n: Çove fëmijët në vatrën e koronavirusit, çfarë nëne je?
Sulmuesi argjentinas Maxi Lopez i ka kërkuar llogari ish-bashkëshortes, Wanda Nara në lidhje me fëmijët që kanë së bashku. Bukuroshja argjentinase ka tre fëmijë me të, teksa tashmë është martuar me Mauro Icardin.
Vetëm pak ditë më parë të gjithë u kthyen në Milano, për të jetuar në vilën e sulmuesit të PSG-së, ndërkohë që kampionati francez është i ndërprerë për shkak të koronavirusit.
Kjo lëvizje ka “tërbuar” Maxi Lopezin, i cili nëpërmjet një statusi të gjatë në Instagram, ka akuzuar Wandën si të papërgjegjshme, që thyen rregullat e izolimi dhe çon fëmijët në vatrën më të nxehtë të koronavirusit, Lombardi.
“Ke çuar fëmijët nga Parisi në Lombardi. Dua të di mbi ç’bazë ka shkelur karantinën në këtë kohë pandemie globale, ku të gjithë këshillojnë qëndrimin brenda dhe t’i çon fëmijët nga një shtet në një tjetër, pikërisht në Lombardi, në qendrën e kontaminimit nga Covid-19. Indinjohem që ti nuk ke ndërgjegje. Nëse nuk e bën për vete, bëje për ata 5 fëmijë që ke”, ka shkruar ndër të tjera Maxi Lopez.