Mbappe apo Kane? Statistikat janë në favor të yllit francez
Ditën e nesërme do të luhet super dueli i parë në Champions League mes Real Madrid dhe Bayern. Një ndeshje që ka si protagonist dy super yje, si Mbappe dhe Harry Kane. Por kush është më në formë këtë edicion?
Në 9 ndeshje aktivizim gjatë këtij sezoni në Champions, ylli i Realit ka shënuar plotë 13 gola, ndërkohë që bomberi anglez vetëm 10. Edhe pse në një moshë më të re, sulmuesi francez në karrierën e tij ka shënuar më shumë gola deri më tani, 68 në 96 ndeshje.
Nga ana tjetër Kane ka 30 ndeshje më pak, ndërkohë që ka shënuar 50 gola. Fakti që për shumë vite ka qenë pjesë e Tottenham, ka ndikuar jo pak në këtë statistikë interesante. /Rozalb Lika-Koha Jonw/

KOHA JONË SONDAZH

