Mbappe dëmtohet sërish, pritet të mungojë edhe me Francën
Kylian Mbappe rrezikon të humbasë ndeshjen e Ligue 1 kundër Angers dhe kualifikueset me Francën. Sulmuesi i Paris Saint-Germain ishte kthyer në fushë në gjysmën e dytë të pjesës së dytë të sfidës së Champions League kundër Galatasary.
Sipas L’Equipe, Mbappe ka pësuar një dëmtim të ri të muskulit të kofshës së majtë që e kishte mbajtur larg fushës gjatë gjithë shtatorit. Për momentin, sulmuesi rrezikon të humbasë impenjimin e afërt me klubin, të shtunën, por sidomos sfidën e dyfishtë me kombëtaren kundër Islandës e Turqisë, ndeshje të vlefshme për kualifikueset drejt “Euro 2020”.
Mbappe rrezikon të mos luajë, teksa Tuchel dhe Deschamps nuk duan të rrezikojnë, për të evituar probleme më të mëdha.
KOHA JONË SONDAZH

