Mbappe gati të sfidojë për herë të parë PSG në Botërorin e Klubeve
Kylian Mbappé është gati të rikthehet si protagonist. Pas mungesës në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube për shkak të një gastroenteriti të rëndë që i shkaktoi një humbje peshe prej 4 deri në 5 kilogramë, ylli francez po rikuperon formën në kohën e duhur për gjysmëfinalen e madhe mes PSG-së dhe Real Madridit, e cila do të luhet të mërkurën në orën 21:00.
Ky duel ka një simbolikë të veçantë për Mbappé-n, pasi do të jetë përballja e tij e parë ndaj ish-klubit që e bëri një emër të madh në futbollin botëror. Në ndeshjet ndaj Juventusit dhe Borussia Dortmundit, sulmuesi i PSG-së luajti vetëm pak më shumë se 20 minuta, duke arritur gjithsesi të shënojë një gol spektakolar me semiroveshatë në çerekfinale.
Edhe pse ende nuk është në formën maksimale, Mbappé ka rikuperuar pjesën më të madhe të peshës së humbur dhe po stërvitet normalisht me grupin. Këtë e konfirmoi edhe trajneri Xabi Alonso: “Nuk është ende 100%, por po afrohet dita-ditës.”
Nga ana tjetër, Real Madridi ka ardhur më i freskët në këtë fazë të turneut, pas një maji më të lehtë në krahasim me PSG-në, që pati një fund sezoni të ngjeshur. Pas humbjes në El Clasico më 11 maj, “Los Blancos” menaxhuan me kujdes ngarkesat fizike dhe fazën e rikuperimit, duke përfituar edhe nga një ambient i qetë në Palm Beach, ku skuadra ka fituar stabilitet dhe harmoni, nën drejtimin e trajnerit të ri. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

