Mbappe humbet toruan, tenton t’i thyejë këmbën kundërshtarit dhe merr karton të kuq (VIDEO)

Reali është duke fituar nga Alaves, por e ka mbyllur pjesën e parë me një lojtar më pak në fushë. Në minutën e 39-të, Kylian Mbappe humbet toruan dhe bën një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj një prej kundërshtarëve.

Sulmuesi francez ngre shumë takat, teksa ka rrezikuar që t’i thyejë këmbën për shkak të forcës që e ka goditur. Ai është ndëshkuar menjëherë me karton të kuq nga arbitri.

SHKARKO APP