Mbappe kërkon Topin e Artë: Asnjë nuk ka shënuar më shumë se unë!

Kylian Mbappé ka folur për garën për “Topin e Artë”, duke theksuar se çmimi vlerëson kryesisht paraqitjen individuale të futbollistit. Në një intervistë për RFI, sulmuesi francez, pavarësisht një sezoni pa trofe me Real Madridin dhe eliminimit të Francës në gjysmëfinalen e Botërorit, u shpreh optimist për shanset e tij.

“Nuk do të shpallin një skuadër në zarf. Do të shpallin një lojtar. Aftësia për të performuar individualisht dhe për të shkëlqyer është ajo që impresionon njerëzit për një trofe si ‘Topi i Artë’”, deklaroi Mbappé.

Sulmuesi francez theksoi gjithashtu statistikat e tij personale, duke kujtuar se ka qenë golashënuesi më i mirë në kompeticionet kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha kompeticionet kryesore dhe mendoj se ky mund të jetë një vit i mirë për mua. Ndihem mirë për këtë”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbappé e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i La Ligës me 25 gola, ndërsa në Champions League realizoi 15 gola. Me 10 golat e shënuar në Botëror, ai arriti gjithashtu në kuotën e 22 golave në tri edicione, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut.

Në garën për çmimin prestigjioz është edhe bashkëkombësi i tij dhe shoku i skuadrës te Franca, Ousmane Dembélé, ndërsa mes emrave të tjerë përmenden Lionel Messi, Lamine Yamal, Rodri dhe Ferran Torres.

Sulmuesi francez foli edhe për ndryshimin në stolin e kombëtares. Zinedine Zidane ka marrë drejtimin e Francës pas largimit të Didier Deschamps, për të cilin Mbappé pati fjalë mirënjohjeje.

“Deschamps ka bërë historinë. Ai e riktheu vërtet kombëtaren franceze aty ku meriton të jetë. Për këtë, do t’i jemi gjithmonë mirënjohës”, u shpreh kapiteni i Francës.

Sa i përket epokës së re me Zidane, Mbappé theksoi se skuadra duhet të përshtatet shpejt me idetë e trajnerit të ri.

“Tani është një kapitull i ri me një trajner të ri. Është fillimi. Duhet të gjejmë ritmin tonë, por do të vihemi menjëherë në provë dhe duhet të rikthehemi të fitojmë, sepse kjo është ajo që njerëzit presin nga ne. Sigurisht, gjithmonë presim që kombëtarja franceze të jetë në majë”, përfundoi Mbappé.

Zidane i ka konfirmuar gjithashtu sulmuesit të Real Madridit shiritin e kapitenit të Francës, duke i dhënë atij një rol qendror në këtë kapitull të ri të kombëtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?