Mbappe shfaqet në konferencë me një orë me vlerë 50 mijë euro

Mbappe ka qenë protagonist absolut në këtë Kupë Bote duke shënuar 5 gola të shënuar. Kylian nuk ngelet pas edhe për gjestet që sulmuesi bën jashtë futbollit të luajtur.

Konsiderohet si lojtari më i paguar i planetit dhe ndonjë luks më shumë mund t’ia lejojë vetes. Gjatë konferencës së shtypit, numri 7 u shfaq përpara gazetarëve me një orë të markës Hubblot që ka një vlerë të madhe.

Vlera e saktë e orës zvicerane arrin në rreth 50 mijë euro, një shifër që në fakt nuk ndikon shumë në xhepin e sulmuesit.

SHKARKO APP