Mbappe shoqërohet nga ushtria dhe autoblindat në Kamerun

Kapiteni i Francës dhe PSG, Kylian Mbappe po shijon pushimet, pavarësisht zërave të meraktos që e çojnë te Real Madrid dhe përplasjes së fortë me klubin, që kërkon ta shesë për të mos e humbur në 2024 si transferim i lirë.

24-vjeçari i shkroi një letër PSG-së ku shprehte synimin e tij për t’u larguar nga klubi kur t’i skadonte kontrata vitin e ardhshëm, por Presidenti Nasser Al-Khelaifi tha se nuk do ta lërë francezin të largohet falas.

Gjashtë lojtarë të PSG-së që atëherë janë ankuar në klub për komentet e Mbappe në intervistën e tij fundit, ndaj gjasat janë që PSG ta shesë yllin francez këtë verë. Klubi i ka dhënë sulmuesit afat deri më 31 korrik për të vendosur të ardhmen, por deri atëherë Mbappe duke se ka vendosur të endet si një zog i lirë.

SHKARKO APP