Mbappe synon të arrijë kuotën e 50 golave sonte ndaj Marseille

Plot 13 muaj pas mbërritjes në Madrid, Kylian Mbappé është në formën më të mirë të karrierës. Sulmuesi francez ka realizuar 48 gola që nga ndeshja e tij e parë zyrtare me Real Madrid-in dhe tani ndodhet vetëm dy rrjeta larg shifrës simbolike të 50 golave me fanellën “los blanco”. Një tregues që konfirmon ndikimin e menjëhershëm të kampionit të botës 2018, i cili debutoi me gol kundër Atalantas në Superkupën e Europës.

Sipas Marca, Mbappé e jeton çdo ndeshje si një hap drejt trofeut më të madh që i mungon, Champions League. Një objektiv i bërë edhe më i madh pas suksesit të PSG-së së Luis Enriques në sezonin e kaluar.

Ajo që e bën edhe më mbresëlënës këtë ecuri është rregullsia e tij: në shtatë nga 13 muajt e fundit, francezi ka qenë golashënuesi më i mirë i klubit, duke treguar vazhdimësi të jashtëzakonshme. Për krahasim, Cristiano Ronaldo arriti kuotën e 50 golave në 53 ndeshje; Mbappé mund ta prekë në paraqitjen e tij të 64-të, ndoshta sonte me një dopietë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivali është historik: Marseille, kundërshtar i PSG-së për vite me radhë. Në 16 përballje zyrtare kundër tyre, Mbappé ka shënuar 10 herë. Një statistikë që e bën edhe më të madhe mundësinë që sulmuesi francez të shkruajë një faqe të re historie me Realin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?