Mbappe: Të luaj me Francën deri në 41 vjeç si Ronaldo? Nuk do të ma lejonin!

Kylian Mbappé, në moshën 27-vjeçare, po mendon edhe për të ardhmen e tij me kombëtaren franceze, por nuk beson se do të ndjekë shembullin e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë për gazetën gjermane BILD, kapiteni i Francës foli për jetëgjatësinë e jashtëzakonshme të yllit portugez, i cili vazhdon të luajë në nivele të larta edhe pas të 40-ave. Mbappé e cilësoi Ronaldon si një rast të veçantë në futbollin modern, por pranoi se një karrierë kaq e gjatë me kombëtaren franceze duket e vështirë.
“Le të jemi realistë, duke pasur parasysh vendin për të cilin luaj, Franca nuk do të më lejonte të arrija deri në 41 vjeç me kombëtaren”, deklaroi Mbappé me humor.
Sulmuesi i Real Madridit vlerësoi gjithashtu përkushtimin e Ronaldos dhe mënyrën se si portugezi ka arritur të ruajë formën fizike dhe mendore për kaq shumë vite.
“Cristiano tregon se, nëse je në maksimumin e mundshëm fizikisht dhe mendërisht, mund të qëndrosh në këto nivele për një kohë shumë të gjatë. Në rastin tim, megjithatë, nuk besoj se do të jetë e mundur”, shtoi kapiteni i Francës.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4206

