Mbarëvajtja e ndeshjes Shqipëri-Çeki, Shefi i Sigurisë së Federatës së Çekisë falënderon Prodën

Bashkëpunimi i shkëlqyer me ekipin e Sigurisë të Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, si dhe mirëmenaxhimi nga ana e Policisë shqiptare, para, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Çekisë, u vlerësuan nga Shefi i Sigurisë i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Mgr. Jakub Schor, me një letër falënderimi, vlerësimi dhe mirënjohjeje drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda.

I nderuar Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda,

Në emër të Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, lejoni të shpreh mirënjohjen tonë për bashkëpunimin e shkëlqyer në sigurimin e rendit publik në lidhje me ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke, e cila u zhvillua në Tiranë më 16 nëntor 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të doja veçanërisht të vlerësoja qasjen Tuaj personale, përpjekjen e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë Tuajin dhe të kolegëve tuaj të DVP Tiranë, Policisë Rrugore dhe Policisë Kufitare, që bënë të mundur sigurimin e një qëndrimi pa probleme për Kombëtaren Çeke dhe shtetasit çekë, si dhe zhvillimin e ndeshjes në një ambient të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam i vetëdijshëm se rrethanat e ndeshjes nuk ishin ideale, veçanërisht në lidhje me ndeshjen e parë në Pragë, por vetëm përmes angazhimit dhe vendosmërisë së madhe, përpjekjes së jashtëzakonshme dhe profesionalizmit të lartë Tuajin dhe kolegëve tuaj gjithçka kaloi më së miri.

Së fundmi, do të doja të theksoja qasjen tuaj të drejtë dhe kujdesin që ju dhe ekipi juaj investuat në realizimin e kësaj ndeshjeje.

Me respekt,
Mgr. Jakub Schor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?