Mbarojnë tamponët te Juventusi, vetëm 3 futbollistë dalin pozitiv ndaj koronavirusit
Skuadra e Juventusit ka bërë të gjitha analizat mjekësore të futbollistëve në lidhje me Covid-19. Sky Sport raporton se vetëm 3 futbollistë kanë rezultuar pozitiv: Rugani, Matuidi dhe Paulo Dybala.
Mbrojtësi ishte i pari që është infektuar, ndërkohë që mendohet se ai ja ka përcjell të dashurës si dhe dy lojtarëve të tjerë. Dybala ndërkohë ka infektuar edhe të dashurën e tij, teksa lajmin e dha vetëm ditën e djeshme.
Të tri futbollistët pritet të qëndrojnë edhe dy javë të tjerë në izolim total derisa të shërohen plotësisht me shpresën se nuk do të kenë asnjë komplikacion. /R.Lika-Koha Jone/