Mbërrin për të kryer vizitat te Juventus super talenti suedez (VIDEO)

Dejan Kulusevski është futbollisti më i ri i skuadrës së Juventusit. Mesfushori ka mbërritur që mbrëmë në Torino, ndërkohë që ditën e sotme ka zbarkuar në “J Medical” për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën.

Suedezi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Atalanta do të përfitojë 35 milionë euro nga transferimit, ndërkohë që 8 milionë euro mund të shtohen në formë bonusesh në vitet e ardhshme.

Kulusevski do të luajë pjesën e dytë të sezonit te Parma dhe më pas do t’i bashkohet bardhezinjve në muajin qershor. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP