Mbërrin te Roma bomberi i njohur, pritet nga qindra tifozë
Roma përqafon Artem Dovbyk. Entuziazëm i madh për ardhjen në Itali të qendërsulmuesit ukrainas, numri 9 i ardhshëm i skuadrës së drejtuar nga De Rossi pas marrëveshjes së arritur me Girona-n.
Qindra tifozë e pritën në aeroport sulmuesin, duke e shoqëruar me shumë entuziazëm. Roma do të shpenzojë 32 milionë euro plus 6 të tjera në formë bonusesh te ekipin spanjoll.
Ai është afrimi i dytë i rëndësishëm, pas Soule, i cili erdhi nga Juventusi para disa ditëve. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

