Mbeti jashtë Botërorit 2026, Italia humbet 30 milionë euro
Dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës nuk përbën vetëm një zhgënjim sportiv, por edhe një goditje të fortë ekonomike për Federatën Italiane të Futbollit.
Sipas raportimeve të së përditshmes Il Giornale, mungesa e “Të Kaltërve” në turne ka sjellë një humbje që arrin në rreth 30 milionë euro. Kjo shifër përfshin të ardhurat e munguara nga marketingu, sponsorizimet si dhe shpërblimet që zakonisht vijnë nga UEFA.
Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se skuadra nuk përfiton as nga të ardhurat që gjenerohen nga ndeshjet e luajtura në një kompeticion të tillë madhor. Ndërkohë, shpërblimi prej 45 milionë eurosh për fituesin e Botërorit mbetet një objektiv i paarritshëm për Italinë këtë herë.
Në sfond qëndron edhe një tjetër çështje delikate financiare: marrëveshja me gjigantin gjerman të veshjeve sportive Adidas. Kontrata, me vlerë rreth 30 milionë euro, përmban një klauzolë që parashikon penalitet prej 9.6 milionë eurosh në rast se Italia nuk merr pjesë në Botëror.
KOHA JONË SONDAZH

