Mbi 100 mijë shqiptarë kërkojnë bileta për “Euro 2016”
Asnjë stadium në Francë nuk e përmbush dëshirën e shqiptarëve për të mbështetur skuadrën e tyre dhe kjo pasi mbi 100 mijë shqiptarë rezulton se kanë kërkuar të marrin një biletë për të qenë në “Euro 2016”.
Në Lens ku Shqipëria do të luajë të shtunën kundër Zvicrës, stadiumi legjendar “Bollaert” mban 35 mijë tifozë, megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme për të kënaqur pritshmëritë e tifozëve.
Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta që u kishte rezervuar UEFA. Të gjitha u shitën në një kohë rekord dhe tregu i zi mbeti e vetmja shpresë për ta.
Për çdo ndeshje të sajën Federata kishte në dispozicion vetëm 16% të kapacitetit të stadiumit ashtu si dhe kundërshtarët e saj. 70% mbeten për tifozët neutralë, por për shkak se ka shumë shqiptarë në vendet e Evropës ata pritet të kenë marrë një numër të madh të këtyre vendeve “neutrale” pasi kanë aplikuar si shtetas jo-shqiptarë.
KOHA JONË SONDAZH

