FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 200 mijë bileta janë kërkuar për Shqipëri-Serbi, interesim rekord nga tifozët kuqezi

Mbi 200 mijë bileta janë kërkuar për Shqipëri-Serbi, interesim rekord nga tifozët kuqezi

Interesimi për sfidën kualifikuese të Shqipërisë ndaj Serbisë më 7 qershor ka qenë  i jashtëzakonshëm. Vetëm një javë pas hapjes së procesit të aplikimit për bileta, platforma zyrtare e-bileta ka regjistruar mbi 50 mijë kërkesa, duke dëshmuar etjen e tifozëve për të ndjekur këtë përballje të zjarrtë në “Arenën Kombëtare”.

Sipas rregullit që çdo person mund të rezervojë deri në katër bileta, për të mbuluar këtë kërkesë të madhe do të nevojiteshin 200 mijë vende në stadium. Me fjalë të tjera, do të duheshin rreth dhjetë stadiume “Arena Kombëtare” për të kënaqur të gjithë aplikuesit.

“Arena Kombëtare” ka një kapacitet prej rreth 22,500 vendesh, por për eventet e organizuara nga UEFA, maksimumi i lejuar për shitje është 21,500 bileta. Me përjashtimin e tifozëve serbë, të cilët nuk do të jenë të pranishëm në stadium, pritet që kapaciteti i plotë të jetë në dispozicion për tifozët shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i aplikimit vijon deri më 30 maj, ndërsa më pas do të zhvillohet shorti elektronik për përzgjedhjen e tifozëve që do të kenë të drejtën e blerjes. Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për pagesën e biletave nga data 30 maj deri më 2 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?