Mbledhja e klubeve të Seria A, propozohet data për rifillimin e kampionatit

Lega Seria A gjatë takimit të mbajtur sot me anë të një video-konferencë ka fiksuar datën 13 qershor për rinisjen e futbollit në Itali. Vendimi u miratua nga shumica e klubeve, teksa alternativa tjetër ishte më 20 qershor.

Të gjitha skuadrat kanë të drejtën që të nisin stërvitjet në grup duke filluar që nga data 18 maj. Nëse rifillimi i kampionatit do të miratohet nga qeveria për datën 13 qershor, projekt-kalendari përfshin ndeshje çdo 3-4 ditë deri më 2 gusht.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të luhen më 1 korrik, ndërkohë që finalja më 22 korrik. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP