Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohen vendimet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF zhvilloi sot mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit” për të shqyrtuar disa çështjesh të rëndësishme infrastrukturore dhe administrative.
Një nga pikat kryesore ishte miratimi i datës së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së, që u vendos të thirret më datën 25 Qershor.
Gjithashtu, u miratua alokimi i fondeve “UEFA Hattrick VI” dhe “FIFA Forward 3.0” për sezonin 2024-2028, si dhe rregullorja e infrastrukturës së klubeve.
Komitetit Ekzekutiv diskutoi edhe për disa çështje që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturë si edhe çështje organizative të EURO U-17.
Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe projekti i kampionatit të shkollave të mesme “Replay Cup/Sponsor ELKA S.A”.