Mbrëmë e ndali në barazim, Juventus “mahnitet” nga Edon Zhegrova

Edon Zhegrova vijon të tregojë klasin e tij në Francë me Lille, por jo vetëm, pasi po bën diferencën edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas asaj që shkruan Gazzetta Dello Sport, drejtori i Juventuesit, Cristiano Giuntoli e shikon Zhegrovën si një afrim të mundshëm për merkaton e verës.

25-vjeçari dardan dhuroi një paraqitje pozitive në ndeshjen e Champions ndaj bardhezinjve, në atë barazim të së martës me shifrat 1-1. Për Zhegrovën do të ishte hera e parë që do luante në Serie A, pasi deri më tani është aktivizuar në Belgjikë, Zvicër dhe Francë.

Kujtojmë se ai ka një kontratë me Lille deri në 2026-tën, por një propozim i mundshëm nga një ekip si Juventusi mund t’i ndërrojë mendjen.

SHKARKO APP