Liverpul me 5 “yje”, por Roma beson ende te mrekullia (VIDEO)

Liverpul dhe Roma kanë dhuruar një ndeshje spekakolare. Të kuqtë kanë fituar në shifrat 5-2, duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në finalen e Kievit. “Në Anfield Road” është një mbrëmje ëndrrash për Mohamed Salah, i cili shënoi dy gola dhe dhuroi dy asist për shokët e tij të skuadrës. Roma e nis më mirë ndeshjen, duke qenë më e rrezikshme në minutat e para. Në minutën e 18-të, Kolarov godet fuqishëm nga jashtë zonës, topi devijohet nga portieri Karius dhe më pas për fatin e tij shkon në traversë.

Me kalimin e minutave vendasit fitojnë terren dhe dominojnë duke krijuar mundësi shumë të mira shënimi. Sadio Mane shpërdoroi një mundësi të artë shënimi përballë Alison, pasi goditi jashtë kuadratit. Në minutën e 36-të, të kuqtë shënojnë golin e avantazhit, falë një goditje spektakolare të Salah, i cili e çoi topin në trekëndësh. Sulmuesi egjiptian nuk festoi, ndërkohë që në minutën e parë shesë shënoi dhe golin e dytë personal, pas një pasimi të Mane, ai mposhtë portierin Alison me një goditje të lehtë. Liverpul e ka nisur me gol edhe pjesën e dytë. Pas një kundërsulmi të shpejt, Salah gjendet i lirë në zonë, dhe më pas pason në mënyrën më të mirë për Mane, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

6 minuta më pas, egjiptiani dhuron spektakël brenda zonës, dhe jep asistin e dytë në këtë ndeshje për Firminon, i cili ka si “mision” vetëm për ta shoqëruar në portë topin. Skuadra e Jurgen Klop dukej në një mbrëmje që spo njihte fund, teksa realizoi dhe golin e 5-të në minutën e 69-të. Pas një goditje nga këndi, Firmino godet me kokë brenda zonës, duke shënuar golin e dytë personal. Roma kërkoi të reagonte me Shik, por sulmuesi i verdhekuqve nuk arriti që të mposhtë portierin mik, pasi i rrëmbeu një top mbrojtësit Lovren, ndërkohë që provoi dhe me një goditje me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma shënon dy gola pak minuta nga fundi i kohës së rregullt.  9 minuta nga fundi ekipi i Di Françeskos me Edin Xhekon, i cili mori në mënyrë perfekte topin brenda zone dhe më pas u tregua i saktë përballë portierit.  Roma nuk ndalet këtu, pasi fiton një penallti në minutën e 85-të pas një prekje të topit me dorë nga Milner. Nga pika e bardhë shkon Peroti, i cili mposhtë portierin Karius. Gjysmëfinalja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Olimpiko”, teksa verdhekuqtë do të tentojnë një tjetër përmbysje si ndaj Barcelonës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?