Mbrëmje magjike për Lautaro Martinez, hyn në Top 3 golashënuesit e historisë së Interit
Lautaro Martinez ka hyrë zyrtarisht në historinë e Interit. Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, që vulosi përkohësisht rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Mapei Stadium”, kapiteni zikaltër ka arritur Roberto Boninsegnën në renditjen historike të golashënuesve të klubit.
Sulmuesi argjentinas ka shkuar në kuotën e 171 golave totalë me fanellën e Interit, duke u ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit “all-time”. Një arritje e madhe për “El Toro”, i cili prej vitesh është shndërruar në simbol dhe lider të skuadrës.
Pas përfundimit të ndeshjes, Lautaro u shpreh emocionuar: “Gjithmonë më e rëndësishmja është arritja e objektivave kolektivë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua, për gjithçka kam kaluar që fëmijë dhe për të gjithë ata që më kanë ndihmuar. Kjo do të thotë shumë për mua dhe për karrierën time”.
Renditja historike e golashënuesve të Interit:
Giuseppe Meazza – 284 gola
Alessandro Altobelli – 209 gola
Lautaro Martinez & Roberto Boninsegna – 171 gola
Sandro Mazzola – 161 gola
KOHA JONË SONDAZH

