Mbrëmje spektakolare në Champions League/ Spikasin PSG-Bayern dhe Liverpool-Real Madrid

Mbrëmja e sotme e Champions League sjell dy superpërballje që pritet të elektrizojnë tifozët në gjithë kontinentin. Në qendër të vëmendjes janë duelet PSG–Bayern Mynih, Liverpool–Real Madrid, ndërkohë që interesante do të jetë edhe sfida mes Juventus dhe Sportingut.

PSG – Bayern Mynih (21:00, “Parc des Princes”)

Në Paris, zhvillohet ndeshja më spektakolare e mbrëmjes, mes kampionëve në fuqi të PSG-së dhe gjigantëve gjermanë të Bayern Mynih. Dy skuadrat ndodhen në krye të grupit me pikë të barabarta, por francezët kanë avantazh minimal në golavarazh. Luis Enrique pritet të mbështetet te Kvaratskhelia dhe Mayulu, ndërsa Dembélé mund të nisë nga stoli. Hakimi dhe Marquinhos janë në dyshim, por mund të rikthehen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kampin bavarez, Vincent Kompany kërkon të vazhdojë ecurinë perfekte me Harry Kane si pikë referimi, i mbështetur nga Gnabry, Olise dhe Diaz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liverpool – Real Madrid (21:00, “Anfield Road”)

Në Angli, atmosfera në “Anfield” premton zjarr për një klasike europiane që ngjan më shumë me një finale të parakohshme. Liverpool i Arne Slot kërkon të rikthehet në rrugën e fitoreve pas humbjes zhgënjyese ndaj Galatasaray, ndërsa Real Madrid i Xabi Alonso mbërrin me moral të lartë, pas tre fitoreve në po aq ndeshje në grup dhe një forme të shkëlqyer në La Liga.

Në anën tjetër, Los Blancos do të luajnë pa Rudiger dhe Carvajal, por me një sulm fantastik ku Mbappé do të udhëheqë ofensivën, i mbështetur nga Bellingham, Vinicius Jr. dhe Guler.

Juventus – Sporting Lisbonë (21:00, “Allianz Stadium”)

Pas debutimit me fitore në kampionat, Luciano Spalletti përballet me testin e parë të madh europian në drejtimin e Juventusit. Bardhezinjtë janë ende pa fitore në Champions (dy barazime dhe një humbje minimale me Real Madrid), ndaj suksesi ndaj Sportingut është detyrim për të mos humbur kontaktin me kreun.

Spalletti pritet të ruajë formacionin fitues ndaj Cremoneses, me Vlahovic si titullar të padiskutueshëm dhe McKennie e Yildiz pas tij. Në anën tjetër, portugezët e Sporting Lisbonës do të mbështeten te Suarez në majë të sulmit, me synimin për të marrë pikë në një terren të vështirë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TUESDAY MATCHDAY 4 FIXTURES NAPOLI 18:45 FRANKFURT SLAVIA SLAVIAPRAHA PRAHA Arsenal 18:45 ARSENAL ATLETI 21:00 UNION SG BODO/GLIMT 21:00 MONACO JUVENTUS SCP 21:00 J SPORTING CP LIVERPOOL LEC 21:00 REAL MADRID OLYMPIACOS 21:00 PSV PARIS 21:00 BAYERN MÜNCHEN 21:00 COPENHAGEN"

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?