Mbreti i Argjentinës, Messi lë pas 6 trofe, 207 ndeshje dhe një histori e shkruar me gola

Lionel Messi ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës me Kombëtaren e Argjentinës. Në moshën 39-vjeçare, kapiteni i “Albiceleste” zyrtarizoi këtë të hënë tërheqjen nga përfaqësuesja, përmes një letre personale të publikuar nga vetë ai. Messi zbuloi se letra ishte shkruar vetëm dy ditë pas finales së fundit të Botërorit, duke konfirmuar se kishte menduar prej kohësh për fundin e rrugëtimit të tij me fanellën argjentinase. Humbja ndaj Spanjës në New Jersey rezultoi të ishte paraqitja e fundit e një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Argjentinës. Pas vitesh të mbushura me suksese, trofe dhe momente historike, Messi tashmë i jep lamtumirën kombëtares që e udhëhoqi drejt një prej periudhave më të lavdishme të saj.

Një epokë e artë me Argjentinën

Udhëtimi i Messit me “Albiceleste” ka qenë i gjatë dhe i mbushur me momente të paharrueshme, por mbi të gjitha me trofe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Argjentinën, “pleshti” ka fituar:

Swiss Digital Mobile Reklama

1 Kupë Bote-Katar 2022
2 Kupa Amerika-2021 dhe 2024
1 medalje ari olimpike-Pekin 2008
1 Finalissima-2022
1 Kupë Bote U20-2005

Por përtej trofeve, shifrat e Messit me fanellën e Argjentinës flasin vetë. Që nga debutimi në gusht të vitit 2005, kur ishte vetëm 18 vjeç dhe u aktivizua nën drejtimin e José Pékerman, Messi ka zhvilluar 207 ndeshje me Kombëtaren A të Argjentinës. Në këto takime, ai ka realizuar 125 gola dhe ka dhënë 68 asistime. Një kapitull që zgjati më shumë se dy dekada dhe që kulmoi me triumfin historik në Kupën e Botës në Katar, në vitin 2022.

Një boshllëk që do të jetë shumë i vështirë për t’u mbushur

Largimi i Messit lë pas një boshllëk të madh te Kombëtarja e Argjentinës. “Numri 10” ka qenë për vite me radhë lideri, kapiteni dhe lojtari rreth të cilit është ndërtuar skuadra. Rruga e tij me Argjentinën nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Në një moment Messi madje njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja, por më pas u rikthye dhe vazhdoi të luftonte për trofetë që i mungonin. Në fund, ai ia doli të shkruante historinë duke fituar Kupën e Botës në Katar, ndërsa më pas ngriti edhe një tjetër trofe të Copa América në vitin 2024. Pas më shumë se 20 vitesh, 207 ndeshjesh, 125 golash dhe një koleksioni të jashtëzakonshëm trofesh, epoka e Lionel Messit me fanellën e Argjentinës duket se ka mbërritur në fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?