Mbrojtësi 17-vjeçar i Barcelonës dëmtohet rëndë dhe mbyll që tani sezonin

MADRID, SPAIN - AUGUST 27: Marc Bernal of FC Barcelona is helped from the pitch after getting injured during the La Liga match between Rayo Vallecano and FC Barcelona at Estadio de Vallecas on August 27, 2024 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Barcelona mori fitoren e tretë në kampionat, duke konfirmuar formën e mirë. Megjithatë një dëmtim në fund të takimit, ka prishur atmosferën te katalanasit. Mbrojtësi Marc Bernal, pësoi një lëndim të rëndë në fund të sfidës me Rayo Vallecano.

Pas një përplasje, lojtari 17-vjeçar ndjeu dhimbje të mëdha në gju dhe u largua mes lotësh nga fusha. Testet e kryera, kanë zbuluar një këputje të ligamentit të gjurit për talentin katalanas. Klubi ka njoftuar se Bernal do i nënshtrohet operacionit dhe më pas do të nisë fazën e rikuperimit.

Sipas mediave pranë Barcelonës, sezoni për mbrojtësin është mbyllur, pasi dëmtime të tilla zgjasin shumë. Futbollisti 17-vjeçar, është zgjedhur nga trajneri Flick në tre ndeshjet e para të kampionatit, duke i besuar fanellën e titullarit.

SHKARKO APP