Mbrojtësi i Barcelonës huazohet te skuadra e Tottenhamit

Clement Lenglet është lojtari më i ri i Tottenhamit. Gjithçka tashmë është konfirmuar, teksa futbollisti francez do të largohet nga Barcelona për të nisur një aventurë të re në Angli.

Lenglet do të transferohet në formë huazimi, me opsionin e blerjes. Antonio Conte do të ketë një opsion më shumë në dispozicion. Shumë shpejt lojtari do të udhëtojë në Londër për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën.

27-vjeçari nuk kishte një eksperiencë të mirë në Barcelonë, teksa nuk mundi që të përshtatej me lojën e blaugranëve. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP