Mbrojtësi i Interit del pozitiv me koronavirus, rrezikon derbin me Milanin

Koronavirusi prek edhe Interin, teksa mbrojtësi 21-vjeçar Alessandro Bastoni ka rezultuar pozitiv në testet e zhvilluara në grumbullimin më Italinë U21. Njoftimi është bërë nga Federata Italiane e Futbollit, që saktësonte se në testin e parë mbrojtësi kishte rezultuar negativ, por nuk kishte ndodhur e njëjta gjë në testin e dytë.

Mbrojtësi do t’i nënshtrohet një tjetër testimi sot dhe nëse do të konfirmohet sërish pozitiv, atëherë do të lërë menjëherë grumbullimin dhe do të kthehet në Milano për të qëndruar në karantinë. Nëse Bastoni do të konfirmohet pozitiv, do të jetë thuajse e pamundur që ai të jetë gati për derbin ndaj Milanit, i planifikuar për më 17 tetor.

SHKARKO APP