Mbrojtësi i Tottenham bën aksident me makinë, arrestohet nga policia

Mbrojtësi anglez i Tottenham Danny Rose është arrestuar nga policia në Northampton, pasi është përfshirë në një aksident shumë të rrezikshëm në orët e para të mëngjesit të të mërkurës.

Burime për mediat angleze thonë se 30-vjeçari ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe u përplas me një barrierë anësore rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa thuhet se Rose kishte rrezikuar edhe jetën nga aksidenti.

Pas ngjarjes mbrojtësi u arrestua nga policia lokale, e cila mori edhe dëshminë e tij për rastin, ndërsa gjasat janë që sot të lihet i lirë dhe t’ia hedhë paq me vetëm një gjobë të majme. Mbrojtësi 30-vjeçar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe është lënë jashtë listës së federimeve për Premier dhe Europa Leaguen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?