Mbrojtësi në Belgjikë pëson një dëmtim të rëndë në “vendin e keq” (VIDEO)

Futbollisti i njohur në Belgjikë, Igor Plastun është bërë protagonist i një episodi të radhës. Ai i detyrua që të braktiste para kohe ndeshjen për shkak të një dëmtimi të rëndë në organin e tij gjenital.

Mbrojtësi i Gent pati një përplasje të fort me portierin Thomas Kaminski, teksa po mundoheshin për të larguar një top pas një krosimi. “Gardiani” i dha një shkelm të fortë në vendin “e keq”, duke i shkaktuar shumë dhimbje.

Më e keqja është se Sint Truiden shënoi golin e fitores, ndërkohë që mbrojtësi u detyrua që të bënte disa qepje në spital. Fatmirësisht nuk kishte nevojë për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. Kujtojmë që në të njëjtën ndeshje Plastun kishte gjetur edhe rrugën e rrjetës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP