Mbyllen pjesët e para/ Bayerni po mund PSG, Liverpool-Real ende e bllokuar
Janë mbyllur pjesët e para të takimeve të mbrëmjes në Champions League, me Bayern Munich që po shkëlqen në “Parc des Princes”. Bavarezët kryesojnë 0-2 ndaj PSG-së, pas një 45-minutëshi dominues.
Që në minutën e 3-të, pas një aksioni të shpejtë, tentativa e Olise u ndal nga Chevalier, por Luis Diaz reagoi më mirë se të gjithë, duke dërguar topin në rrjetë për avantazhin e parë të gjermanëve.
Në minutën e 22-të, parizienët menduan se kishin barazuar me Dembele, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 32-të, sërish Luis Diaz përfitoi nga një gabim i Marquinhos dhe dyfishoi shifrat për Bayern-in.
Në “Anfield”, Liverpool dhe Real Madrid janë ndarë pa gola pas pjesës së parë (0-0). Në minutën e 32-të, vendasit kërkuan penallti për prekje të topit me dorë nga Tchouameni, por arbitri, pas verifikimit në VAR, vendosi të mos akordojë 11-metërsh. Pak më vonë, madrilenët pretenduan për penallti ndaj Arda Guler, por loja vazhdoi normalisht.
Në “Allianz Stadium” të Torinos, Juventus dhe Sporting Lisbon po barazojnë 1-1. Portugezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të me Maximiliano Araujo, ndërsa Dusan Vlahovic riktheu ekuilibrat në minutën e 34-të pas një asisti të Thuram.
Në takimet e tjera:
Atletico Madrid – Royale Union SG 1-0 (Julian Alvarez 39′)
Tottenham – Copenhagen 1-0 (Brennan Johnson)
Bodo/Glimt – Monaco 0-1
KOHA JONË SONDAZH

