Mbyllen sfida të tjera tek Liga e Kombeve! Spektakël pa fitues mes Holandës dhe Gjermanisë, Kane “nderon” Anglinë
Liga e Kombeve luajti mbrëmjen e saj të fundit sot, ku përveç Shqipërisë, në fushë zbritën dhe 16 ekipe të tjera.
Dueli më interesant i mbrëmjes ishte ai i Ligës A në Grupin 3, mes Holandës dhe Gjermanisë.
Në këtë “klasike” europiane mbizotëroi spektakli, por në fund të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë në një barazim 2-2. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Hungaria dhe Bosnja barazuan pa gola.
Në Ligën B spikati ndeshja mes Anglisë dhe Finlandës, ku hero u kthye Harry Kane me një dy-golësh, duke i dhënë fitoren e radhës “Tre Luanëve”.
Sa i përket rivalëve të Shqipërisë në Grupin B1, ishte Republika Çeke e cila mundi 3-2 në shtëpi Ukrainën.
Një fitore e pastër dhe për Maqedoninë e Veriut, e cila me dhe pse me 10 lojtarë, mundi 2-0 Armeninë në shtëpi, me një gol që erdhi nga Bardhi.