FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu pret gjysmën e biletës së grupeve të Europa League

Skënderbeu po luan në këto momente në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të “Play-off”-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit.

Ndeshja e parë e luajtur në “Maksimir” ka përfunduar 1-1 dhe për të kaluar në fazën e grupeve korçarëve u leverdis edhe një barazim pa gola.

Të besuarit e Ilir Dajës tregohen të rrezikshëm në minutën e 6-të me Liridon Latifin, duke drithëruar kroatët. Ylli i korçarëve synon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por portieri i Dinamos devijon me vështirësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas vendësit vazhdojnë të luajnë mirë, duke mos u vënë në asnjë moment në rrezik nga kundërshtari. Me pjesën e parë të mbyllur 0-0 Skënderbeu e sheh veten në fazën e grupeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?