Mbyllet procesi i aplikimit për bileta nga tifozët e Konbëtares për “Euro 2024”

Tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën, mund të sigurojnë një biletë për ndeshjet e Europianit nëpërmjet aplikimit në faqen zyrtare të saj.

Ky proces ka nisur që më datën 4 dhjetor dhe është mbyllur sot në orën 14:00. Duke hyrë në faqen zyrtare të UEFA-s dhe përmes linkut që është i bashkangjitur te sektori i biletave, çdo tifoz mund të aplikonte për 4 të tilla pasi ka krijuar një llogari.

Në fundin e këtij muaji do të hidhet një short ku edhe do të shpallen fituesit.  Shqipëria do të luajë më 15 qershor me Italinë në Dortmund, 19 qershor me Kroacinë në Hamburg dhe 24 qershor me Spanjën në Dyseldorf.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?