Mbyllet Turqi-Rumani, ja kush do të jetë rivali i Kosovës në rast se kalon Sllovakinë

Në rast se Kosova fiton në transfertën e Sllovakisë, do të sfidojë Turqinë në finalen e Play Off-IT për kualifikimin në Botëror.

Kjo pasi Turqia fitoi 1-0 ndaj Rumanisë në gjysmëfinalen e Play Off-it për Botërorin me gol të Kadioglu.

Kosova do të përballet sonte në mbrëmje në transfertën e Sllovakisë, ku një fitore do t’i afronte “Dardanët” te një kualifikim historik për në Botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se Kosova kalon Sllovakinë, ndeshja finale me Turqinë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?