Mbyllja e kampionatit francez, “L’Equipe” zbulon si do veprohet për titullin kampion
“Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk mund të rinisin më deri në fund të muajt gusht”. Vendimi është zyrtarizuar pak ditë më parë nga kryeministri francez, Edouard Philippe, mbylli sezonin futbollistik, por ka paqartësi për titullin kampion.
Sipas asaj që raporton në profilin e Twitter, Joel Domenighetti, korrespodent i gazetës “L’Equipe”, PSG do të shpallet kampione për këtë sezon. Marsellie dhe Rennes do të jenë dy ekipet e tjera që do të kualifikohen në Champions.
Lille, Reims dhe Nice do të luajnë në Europa League, ndërkohë që Amiens dhe Toulouse sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e dytë francez (Lens dhe Lorient do ngjiten në elitën e futbollit francez). /R.Lika-Koha Jone/