McKennie zbulon pikën e tij të fortë: Pirlo më pëlqen se si luaj!
Weston McKennie është një emër pak i njohur në futbollin evropian, por që mund të rezultojë si një nga surprizat më të mëdha të bardhezinjve. Trajneri i ri i bardhezinjve, Andrea Pirlo u kërkoi drejtuesve një mesfushor të aftë që të rikuperojë shumë topa, një specialitet që amerikani e ka treguar te Schalke në Bundesligë. Në konferencën e parë për shtyp si futbollist i ekipit torinez, McKennie tregon disa nga prapaskenat.
“Kur zbulova se më kërkon një klub i rëndësishëm si Juvja, isha shumë entuziastë dhe në harkun e një jave arritëm të mbyllnim transferimin. Jam një futbollistë që më pëlqen që të luftoj për topin, kam folur me Pirlon dhe i pëlqen loja ime për rikuperimin e topave. Nuk është e thjeshtë të gjesh një trajner si ai, është një mjeshtër i vërtet.
Ronaldo? Shumë herë e kam luajtur në vide-lojëra, tani stërvitem me të. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar si bashku. Këto ditë kam vënë re profesionalizmin e tij të madh. Do të jetë e rëndësishme rritja ime, dhe ta kem më pranë.
Jam shumë krenar që jam amerikani i parë te Juventusi. Është diçka që më bën shumë krenar. Kam pasur mundësinë që të përfaqësoj vendin tim me shumë nder dhe shpresoj që të kontribuoj që sa më shumë amerikan të luajnë futboll. Idhujt e mi? Që i vogël kam admiruar Francesco Tottin dhe klasin e tij të madh”, deklaroi McKennie. /R.Lika-Koha Jone/